Pritet konfirmimi i hapave të fundit për liberalizim

31 Janar 2017 - 13:26      

Zëvendësministrja për Integrim Evropian, Anila Statovci-Demaj po zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel, ku bashkëkryesoi takimin e parë të Nënkomitetit të Tregut të Brendshëm, Konsumatorit dhe Mbrojtjes së Shëndetit në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe do të takohet me përfaqësuesit e nivelit të lartë të institucioneve të BE-së.

Zëvendësministrja do të takohet edhe me uurodeputetët, Elmar Brok dhe Tanja Fajon, raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Njësinë për Kosovë, David Cullen dhe Mary Teresa Moran.

Gjatë këtyre takimeve, Statovci-Demaj me bashkëbiseduesit do të diskutojë për proceset që ndërlidhen me reformat evropiane në kuadër të MSA-së. Në konkludim të këtyre takimeve pritet konfirmimi mbi hapat e fundit të procesit të liberalizimit të vizave si dhe rikonfirmimi i perspektivës evropiane të vendit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...