31 Janar 2017 - 12:15
Kompozicioni i trenit me lokomotivë dizel ruse, siç tani e kanë ripagëzuar “Treni tematik”, do të niset nga Nishi në Merdar (stacioni i fundit para hyrjes në Kosovë) në orën 03:55, kurse nga Merdari në Prokuple në 08:05.
“Treni tematik” pastaj nga Prokupja në Merdar do të niset në 10:45, kurse nga Merdxari për në Nish në 13:20.
Para relacionit Nish-Merdar, “Treni tematik” nga 19 janari ka qarkulluar nëpër hekurudhën Kralevë-Çaçak-Pozhegë-Uzhice.
Hekurudhat serbe kanë paralajmëruar se në ditët në vijim ky tren do të qarkullojë edhe në relacione të tjera nëpër Serbi.
Në këtë mënyrë trenin që provokoi tensione midis Kosovës e Serbisë, Beogradi po e shndërron në një atraksion turistik nacionalist.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...