31 Janar 2017 - 11:17
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për territorin e Kosovës, si vijon: gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë. Ndërsa, qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë: 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.
“Në tremujorin e katërt të vitit 2016, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 64 mijë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i udhëtarëve është ulur për 8.80%”, thuhet në raportin e AKS-së, raporton Koha.net.
Sipas këtij raporti, del se transporti i mallrave me tren, në tremujorin e katërt të vitit 2016, është 133 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015) ka pasur ulje për 15.80%.
Ndërsa, sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2016, del se ishte 1 564, ose 12.76% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015).
“Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, ishte rreth 394 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015), ku ka një rritje për 18.60%”, bën me dije AKS.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...