Foto: Koha / Ilustrim

Shoqata e kontestuar e Qumështoreve ripërsërit: Prodhimet e qumështit kanë tepër vaj palme

31 Janar 2017 - 09:52      

Shoqata e kontestuar e Qumështorëve përmes një komunikate për medie edhe një herë u ka drejtuar thirrje organeve kompetente në Kosovë të marrin masa për sa i përket pranisë së vajit të palmës në produktet e qumështit.

Javën e kaluar ne kemi mbajtur një konferencë shtypi ku kemi ofruar fakte, si dhe kemi njoftuar opinionin se kemi ngritur Kallëzim Penal ndaj AUVK dhe disa kompanive që po përdorin vajin e palmës në produktet e tyre, duke mos e deklaruar atë, vazhdon komunikata.

Ndërkohë, ka pasur akuza në drejtim të shoqatës sonë, e vetme legjitime e qumështorëve, se po manipulojmë me opinionin, si dhe akuza për manipulime financiare.

Këtyre akuzave ne u përgjigjemi drejtpërdrejt se nuk kemi çka të fshehim: nëse dyshoni se po manipulojmë me fakte, atëherë le të bëhet një analizë e menjëhershme e të gjitha produkteve të qumështit, kështu që të qartësohet një herë e mirë se kush është duke e rrezikuar shëndetin e konsumatorëve dhe imazhin e prodhuesve vendorë për shkak të përfitimeve të lehta.

Ne këtë po e kërkojmë me vite nga AUVK-u, por fatkeqësisht nuk kemi parë të merret ndonjë veprim, duke lejuar dëmtimin e konsumatorit kosovar, kompanive të sinqerta të qumështit, si dhe fermerëve që po vazhdojnë të mbyllin fermat e tyre.

Prezantimi i rrejshëm në media, gjoja si përfaqësues të shoqatës së qumështorëve nga disa persona, vetëm se e dëshmon edhe më tepër se disa qarqe të caktuara me interes në vajin e palmës në këtë mënyrë dëshirojnë të na e mbyllin gojën dhe të vazhdojnë edhe më tej me mënyrën e tyre të manipulimit dhe të dëmtimit të industrisë së qumështit.

Pikërisht për shkak të veprimeve të këtyre kompanive në një pjesë të opinionit është krijuar mendimi i gabueshëm se të gjitha produktet vendore të qumështit kanë përbërje të vajit të palmës, duke dëmtuar kështu në përgjithësi prodhuesit vendorë, andaj lusim edhe mediat që të kontribuojnë në sqarimin e situatës, duke e cekur vazhdimisht se janë vetëm një pjesë e vogël e prodhuesve vendorë të qumështit që janë duke e përdorur vajin e palmës.

Për t’i ikur të gjitha këtyre komplikimeve ne edhe një herë u bëjmë thirrje organeve relevante, përfshirë këtu edhe nivelet më të larta për të ndërmarrë masa të menjëhershme të ndalimit të këtij mashtrimi që po u bëhet konsumatorëve për vite të tëra, thuhet në fund të komunikatës së kësaj shoqate.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...