30 Janar 2017 - 23:42
Kjo përgjigje erdhi pasi presidenti amerikan ndaloi hyrjen e imigrantëve nga shtatë shtete me shumicë islame. Shtatë është edhe numri i grave në listën e “The Telegraph”, transmeton Koha.net.
Në këtë listë të mediumit të njohur bën pjesë edhe kosovarja Rita Ora, që si e vogël migroi në Britani të Madhe dhe sot është këngëtare me famë botërore.
“Fituese e çmimeve muzikore, dizajnuese e modës dhe ylli televiziv Rita Ora u largua nga Kosova me prindërit e saj në moshën njëvjeçare, pas persekutimit ndaj shqiptarëve. Ajo katër herë ka dominuar në Britani të Madhe me këngët e saj dhe ka marrëveshje me brendet e famshme botërore si Adidas e Rimmel”, thuhet në përshkrimin që “Telegraph” i ka bërë Rita Orës.
Në listën e “The Telegraph” është edhe ish-sekretarja e shtetit amerikan Madeleine Albright, familja e së cilës ishte larguar nga Çekosllovakia në vitin 1938.
Listën e përbëjnë edhe Judith Kerr, Yusra Mardini, Marlene Dietrich, Gloria Estefan dhe Regina Spektor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...