30 Janar 2017 - 23:17
Kështu, së paku sipas kryetarit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi që dha këtë deklaratë në emisionin “Ekonomia me Erëzën”.
Gashi pos tjerash njoftoi se me aplikim e këtij kodi do të ketë ulje të çmimi për telefonin mobile.
“Thirrjet e para përmes kodit do të bëhen shumë shpejt, por kalimi komplet merr pak kohë. Rregullat e ITU-së thonë se marrin kohë deri në 18 muaj.
Por, kompanitë tona janë treguar më të shpejta dhe unë pres që qershori i këtij viti të na gjejë duke përdorur këtë kod rreth 80 - 90 për qind e popullatës këtë kod”, tha Gashi, transmeton Koha.net.
Dëmet e mëdha ekonomike që janë shkaktuar nga mospasja e këtij kodi për 17 vite për operatorët vendorë, tregon fakti se këta të fundit do të kursejnë brenda një viti së paku 12 milionë euro.
Deri më tani humbjet indirekte që janë shkaktuar nga mos marrja e kodit janë 220 milionë euro. Telefonia mobile "Vala" shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë, e për të cilat Kosova është dashur të paguajë kosto të lartë të shpenzimeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...