Gashi: Nga 28 shkurti nuk do ketë operatorë ilegalë të telefonisë në Kosovë

30 Janar 2017 - 23:00      

Dita e 28 shkurtit do të jetë data e fundit kur do të shuhen të gjithë operatorët ilegalë të telefonisë mobile dhe fikse të Serbisë në Kosovë.

Kështu ka thënë kryetari i ARKEP-it, Kreshnik Gashi, në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në KTV.

Gashi theksoi se kjo është data përfundimtare e vendosur nga ARKEP dhe nëse nuk zbatohet, veprimet do t’i koordinojnë përmes rrugëve ligjore.

“ARKEP i ka dërguar një vërejtje përfundimtare operatorëve që veprojnë kryesisht në pjesën veriore të Kosovës, duke i kërkuar ndaljen ilegale të operimit të tyre deri me datën 28 shkurt të këtij viti. Dhe kjo datë është përfundimtare e caktuar nga ne, pas të cilës do të koordinojmë veprimet me institucionet tjera për zbatimin e ligjit nëse është nevojshme”, u shpreh Gashi në emisionin “Ekonomia me Erëzën”.

Ndalimi i veprimit të operatorëve ilegalë ishte arritur edhe me marrëveshjen për telekomunikacionin mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel një vit më parë, por pala Serbe nuk kishte zbatuar marrëveshjen.

Kompanitë e telefonisë serbe që veprojnë në territorin e Kosovës dhe nuk figurojnë në listat e të lejuarve për operim janë: “VIP mobile” dhe “Telenor”, ndërsa kompanisë telefonike “MTS”, i është dhënë leja e përkohshme e operimit.

Kosova zyrtarisht e ka fituar kodin telefonik +383 në dhjetor të vitit të kaluar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...