Foto: Koha / ilustrim

Marrëveshja Mustafa-Apostolova-Rakiq: Serbët do ta heqin vetë murin

31 Janar 2017 - 07:34      

Marrëveshja për murin është mbërritur gjatë vikendit. Ai do të hiqet nga vetë serbët, me arsyen e rrezikut që paraqet për vetë banorët e veriut dhe për sigurinë e tyre publike në rast të, shembull, ndonjë fatkeqësie.

Burime të “Kohës Ditore” pranë institucioneve të Kosovës kanë treguar, të hënën, se marrëveshja është mbërritur në një takim që është realizuar ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa, shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. Takimi është mbajtur fshehtë. Dhe, palët janë pajtuar që edhe marrëveshjen ta mbajnë fshehtë, shkaku i reagimeve që do të mundë të prodhoheshin.

“Marrëveshja parasheh që vetë serbët ta heqin murin. Ata do ta arsyetojnë veprimin me rrezikun për sigurinë publike që paraqet muri, ngaqë ai pengon qasjen e autoriteteve kompetente në raste emergjencash, sikur është zjarri apo ndonjë fatkeqësi tjetër”, ka thënë ky burim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...