Foto: Koha / ilustrim

Paralajmërimet e Thaçit nuk e shqetësojnë Qeverinë

31 Janar 2017 - 07:10      

Gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe stabile, sipas Qeverisë së Kosovës. Ajo nuk po e vlerëson alarmante deklaratën e presidentit, Hashim Thaci, i cili javën e kaluar ka thënë se Serbia po dërgon civilë e njerëz me uniforma në veri të Kosovës, si dhe po i armatos serbët me armë dore e me armë të tjera.

Institucionet e Kosovës, sipas Qeverisë, kanë kapacitete dhe gatishmëri të nevojshme për të trajtuar sfidat eventuale në koordinim të plotë ndërinstitucional dhe në partneritet me miqtë ndërkombëtarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë drejtim, zyrtarë qeveritarë nuk kanë deklaruar se e shohin të arsyeshme për të thirrur Këshillin e Sigurisë të Kosovës për të diskutuar rreth çështjes që është ngritur nga Thaçi.

Në anën tjetër, derisa drejtues të Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës e cilësojnë të pamatur deklarimin e Thaçit, ekspertë të sigurisë thonë se kjo duhet të merret seriozisht... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...