Foto: Reuters

Shqipëria dhe Kosova nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për tregtinë

31 Janar 2017 - 06:51      

Kryeqendra e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë distancë rrugore vetëm tri orë. Kjo afërsi gjeografike dhe lidhja kulturore e historike mes dy vendeve, sipas përfaqësuesve të biznesit nuk janë shfrytëzuar mjaft për të zhvilluar tregtinë dhe për t’i dhënë vlerë të shtuar ekonomive përkatëse. Ndërkohë që marrëdhëniet në fushën politike apo diplomatike natyrshëm janë drejt rritjes, forcimit e konsolidimit.

Përfaqësues të një pjese të biznesit në Shqipëri bëjnë fjalë për luftë tregtare të Kosovës. Sipas tyre, barrierat tregtare, janë veçse për të mbushur xhepat e klientëve të qeverive apo dhe të ndonjë politikani. Të tjerë përfaqësues e kundërshtojnë faktin e luftës tregtare, nën argumentin se lufta në tregti mund të përdoret për vendet të cilat kanë largësi shumë të madhe të perceptimeve, por edhe të kulturave, por me afërsi gjeografike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Biznesi apelon qeveritë e dy shteteve që të reagojnë dhe të eliminojnë barrierat që janë vendosur në tregtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërsa kanë paralajmëruar se brenda 10-ditëshit të parë të shkurtit do të mbahet në Prizren, Forumi i Sipërmarrjes për të dyja vendet, ku kësaj here ky forum nuk do të jetë nën ndikimin qeveritar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...