31 Janar 2017 - 06:32
Por nga Zyra e presidencës nuk kanë treguar se si është organizuar biseda dhe nëse atë e ka ndërmjetësuar Brukseli. As në Zyrën e kryeministrit nuk janë përgjigjur nëse shohin ndonjë përpjekje të Thaçit për “uzurpimin” e përgjegjësive të kryeministrit, duke iu referuar rastit me trenin provokues, ku Thaçi kishte kritikuar institucionet për neglizhencë. Sipas presidentit, organet e rendit ishin në veprim vetëm pas urdhrit të tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Analisti Belul Beqaj ka dhënë një shpjegim se pse Thaçi po synon me çdo kusht protagonizëm në dialog me Serbinë. Sipas tij, ky nuk është “uzurpim”, por marrëveshje për shpëtim të dy udhëheqësve (Mustafës e Thaçit v.j).
“Kryeministri nuk ka aftësi që të përballojë me sukses barrën e dialogut, ndërsa presidenti përmes dialogut po kërkon shpëtimin nga Gjykata Speciale. Në fakt, ai ka shkelur Kushtetutën si kryeministër kur e ka udhëhequr dialogun, ndërsa tash është duke u sjellë në kuadër të kompetencave”, ka thënë Beqaj për “Kohën Ditore” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...