30 Janar 2017 - 22:35
Në ecje e sipër, një "Benz" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kolektorin e Roskovecit, përcjell Top Channel.
Drejtuesi i tij, shtetasi me inicialet E.G, 36 vjeç dhe pasagjerja në sediljen e parë, S.A, kanë gjetur vdekjen nga mbytja. Ndërkohë, një person tjetër ka mbetur i lënduar nga aksidenti dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit.
Agjentë të policisë rrugore që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Nga veprimet paraprake dyshohet që shkak të jetë bërë pakujdesia e drejtuesit dhe mungesa e sinjalistikës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...