Mediat ruse: Edi Rama prishi marrëveshjen e Ahmetit me Gruevskin

30 Janar 2017 - 22:11      

Edi Rama ka ndikuar tek partitë shqiptare për të rrëzuar Ali Ahmetin. Kjo është deklarata e fortë që bëhet në portalin informativ rus “Sputnik”.

Në shkrimin e gazetares Brankica Ristiq, thuhet se Rama ka lobuar edhe tek ndërkombëtarët në favor të Zoran Zaevit.

“Dhe në fakt, e gjithë ajo që po ndodh në politikën maqedonase, i ka deri diku rrënjët në Tiranë. Sapo përfunduan zgjedhjet dhe dolën rezultatet, Rama thirri gjithë përfaqësuesit e spektrit politik shqiptar të Shkupit duke iu diktuar atyre hartimin e një platforme të përbashkët me disa pika kushtëzuese ndaj palës maqedonase. Deri më tani kjo ka funksionuar suksesshëm. Faktori shqiptar e ka futur në ngërç faktorin maqedonas, pa qenë fare nevoja për të shkrehur armët si 16 vite ma parë”, shkruan “Sputnik”, transmeton Panorama.

“Sputnik” citon Branka Gjorgjevskog e cila nuk përjashton mundësinë që mandati t’i ofrohet edhe Zoran Zaev, liderit te LSDM-së opozitare, por thekson se një qeveri e tillë do te ishte jetëshkurtër për shkak të pamundësisë për të përmbushur premtimet e shqiptarëve, sepse ata nuk do të kenë shumicën e dy të tretave për një vendim të tillë.

“Unë ju kujtoj se shqiptarët kishin një listë te tërë me kushte për hyrjen në qeveri, nga Marrëveshja e Ohrit te futja e shqipes si gjuhë zyrtare, dhe kështu me radhë. Zaev qëndronte prapa një propozimi të tillë, por do të jetë e vështirë për arritjen e tyre sepse shumica e këtyre ndryshimeve kërkojnë një ndryshim kushtetues që VMRO nuk do ta mbështesë”, thotë Gjorgjevski.
Në spekulimet se Ahmeti u tërhoq nga qeveria pas takimit me Gruevskin per shkak te Edi Rames, kryeministrit të Shqipërisë, Gjorgjevski tregon se çdo gjë është e mundur.

“Nuk është sekret se bisedimet janë bërë me udhëzimet e Ramës dhe Rama jo vetëm që ka një ndikim tek shqiptarët, por ka edhe të ndërkombëtare. Komuniteti ndërkombëtar është i ‘prirur’ drejt Zaev”, thotë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...