Avokatura shtetërore që do duhej mbrojtur institucionet, ua humbi atyre shumë miliona [video]

30 Janar 2017 - 21:29      

Avokatura shtetërore, e cila është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë e që është e thirrur t’i mbrojë institucionet në seanca të ndryshme gjyqësore ka dështuar në shumë raste.

Këtë e ka pranuar vetë ministrja Hoxha, që ka folur në “Puls” të KTV-së, për këtë çështje.

“Kam shumë ankesa nga ministritë e ndryshme për punën e avokatit të shtetit. Kjo avokaturë ka humbur shumë raste dhe kemi humbur raste ku buxheti i shtetit është dëmtuar me multimiliona euro”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka treguar se vetëm gjatë vitit 2016 kjo avokaturë në MD ka përfaqësuar institucionet e Kosovës në gjithsej 3864 seanca, ndërsa shumë raste që janë humbur kanë të bëjnë kryesisht me shpronësime.

“Është koha e fundit që zyrtarët të marrin përgjegjësinë për punën e tyre, shumë shpejt do të merren masa dhe nuk do të toleroj të punohet në këtë formë”, ka thënë Hoxha.


Avokatura shtetërore që do duhej mbrojtur... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...