Hoxha fton familjen Dehari të përzgjedhin ekspertë të pavarur për hetim ndërkombëtar [video]

30 Janar 2017 - 21:07      

Ministrja për Drejtësi, Dhurata Hoxha, ka thënë se bazuar edhe në rekomandimin e Kuvendit, dikasteri që ajo drejton do të paguante shpenzimet për ndonjë ekspertë të pavarur që do të hetonte rastin e Astrit Dehari.

“Edhe tash u bëjmë thirrje familjes që të gjejnë ndonjë ekspertë të pavarur, të autorizuar, të akredituar e kredibilë të ndonjë shteti siç është SHBA-ja apo anëtarë të shteteve të Bashkimit Evropian, sepse nuk mund të marrim ekspertë të vendeve që kanë traditë të gjatë të fabrikimit”, ka thënë Hoxha në “Puls” të KTV-së, përcjell Koha.net. “Është edhe rekomandimi i Kuvendit dhe me të ne si Ministri do t’i bartim shpenzimet”, ka shtuar më pas Hoxha.

Hoxha i është kthyer këtij rasti duke thënë se disa ditë pasi që ka përfunduar autopsia e të ndjerit Astrit Dehari dhe duke parë se po qarkullojnë shumë paqartësi në publik, i ka shkruar letër ambasadorit britanik në Kosovë duke i kërkuar që të bëhet një hetim ndërkombëtar.

“Jo pse unë nuk u besoj të gjeturave të institucioneve tona, por se kam dashur që të largohen të gjitha dyshimet dhe me të vërtetë po që do të plotësohej kjo kërkesë do të rritej kredibilitieti i institucioneve tona”, ka thënë ajo. “Kanë refuzuar se ligjit e tyre nuk e lejojnë ose nuk është në interes të Britanisë përfshirja në këtë rast”.

Ajo ka thënë se rasti i aktivistit të Vetëvendosjes, që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, është një rast mjaft tragjik dhe i dhimbshëm, për këtë rast kemi lejuar që ekspertë të zgjedhur të familjes Dehari dhe zyrtarë të lartë të lëvizjes Vetëvendosje të jenë të pranishëm në autopsi.


Hoxha fton familjen Dehari të përzgjedhin... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...