Serwer: Dialogu Prishtinë – Beograd duhet të sjellë rezultate të balancuara

30 Janar 2017 - 20:19      

Analisti ndërkombëtar i politikave të Ballkanit, Daniel Serwer ka shprehur bindjen se dialogu me Serbinë nuk sjell shpejt rezultate.

Sipas tij, vetëm ata që nuk e duan shtetësinë e Kosovës janë kundër dialogut. Megjithatë, ai shprehet se dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit duhet të sjellë rezultate të balancuara për të dyja palët gjë që ka ndodh edhe në të kaluarën.

Në një intervistë për televizionin publik ai ka thënë se në të dyja anët sa i përket dialogut ka mjaft ndjenja të forta dhe se nuk është reale të priten rezultate shumë të shpejta.

“Mendoj se në Kosovë aktualisht po ballafaqoheni me shumë çështje të vështira siç është marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe e cila është e vështirë sidomos për palën e Prishtinës. Ka gjëra të tjera që janë të vështira në anën e Beogradit. Rezultati duhet të jetë i balancuar në mënyrë të arsyeshme”, ka thënë Server.

Të qenit pro dialogut sipas Serwer e nënkupton mbështetjen e shtetit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Por disa njerëz nuk janë të interesuar për nënshtetësinë e Kosovës por në bashkimin me Shqipërinë apo diçka të ngjashme. Sipas këndvështrimit tim nëse jeni patriotë kosovarë atëherë e mbështesni dialogun dhe nëse doni që të shkrihet Kosova në një shtet siç është Shqipëria atëherë mund të jeni kundër dialogut. Fatmirësisht shumica e kosovarëve e mbështesin shtetësinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës ashtu siç e mbështes edhe unë”, theksoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...