30 Janar 2017 - 19:31
Ata fillimisht i dhanë afat prej dhjetë ditësh ministrisë që të ndryshojë Udhëzimin Administrativ për referim, ku do të sqarohej mënyra se si do të kalonin këto procedura.
Por, në ministri krejt çka kanë bërë është kërkesa e një propozimi nga mjekët se si të veprohet.
KTV-ja ka siguruar një letër në të cilën mjekët kardiologë kanë dhënë propozimet, ku konkretizohet se vetëm në rastet kur angiografi nuk punon të aprovohet për referim pacienti që ka pasuar infarkt akut e i cili vërtetohet përmes analizave, derisa rekomandohet që ministria të mbulojë vetëm intervenimin për arterien që ka shkaktuar infarktin.
“Në kohën kur nuk është në funksion angiografi në QKUK, propozojmë të aprovohet për referim: Pacientët me infarkt akut të miokardit sipas ekzaminimeve përkatëse. Në rast të udhëzimit në institucion tjetër jashtë QKUK-së në Fletëlëshim arsyetohet referimi i pacientit. Në histori të sëmundjes dokumentohet arsyeshmëria e referimit, në bazë të UA. Në atë rast, MSH kompenson mjetet materiale dhe atë për intervenim invaziv gjatë infarktit që intervenohet vetëm me një stentë në arterien e mbyllur”, thuhet në letrën me propozime të kardiologëve.
Megjithatë, në Ministrinë Shëndetësisë thonë se janë duke punuar intensivisht të zgjidhin këtë problem.
Në përgjigjet dhënë televizionit zyra për media bën me dije se ministria ka formuar grupin punues, i cili do të merret me plotësim/ndryshimin e Udhëzimit Administrativ.
“Grupi punues do t’i shqyrtojë të gjitha kërkesat e parashtruara dhe në bazë të vlerësimit të tyre profesional do të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme”, thuhet në përgjigje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...