Nafta jocilësore bllokoi dhjetëra vetura gjatë janarit [video]

30 Janar 2017 - 21:24      

Nga fillimi i janarit të këtij vitit, serviset e automjeteve janë mbushur me vetura të bllokuara.

Pas kontrolleve të bëra, fajtori kryesor për bllokimin e tyre del të ketë qenë derivati i naftës, raporton KTV.

Në njërën nga serviset e autorizuara thonë se një fenomen i tillë nuk ka ndodhur me vite.

Sipas tyre, prishjet e veturave të klientëve kanë qenë nga më të voglat e deri te bllokimi i tërësishëm i motorit dhe nga kjo situatë më së shumti janë prekur veturat e prodhuara viteve të fundit.

Në mungesë të laboratorit, kjo kompani ua ka ofruar të njëjtin derivat të nxjerrë nga vetura klientit, në mënyrë që ai të ndjekë procedurat tjera sa u përket ankesave, por kanë dhënë garanci për konstatimin e nxjerrë.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë thonë se me ligjet në fuqi kompanitë që merren me shitjen e derivateve të naftës duhet kenë këtë produkt që nuk ngrihet deri në -20 gradë.

Përkundër shumë problemeve, numri i ankesave është tepër i vogël.

Vitin e kaluar ka pasur vetëm dy ankesa nga qytetarët, këtë vit asnjë.

Për shkak të ankesave dhe vërejtjeve të shumta të dhëna edhe në raportin e fundit të progresit, kjo ministri është në proces të ndryshimit të udhëzimit administrativ me të cilin përveç gjobave më të rënda, do të mundësohet edhe marrja e licencës kompanisë që e shkel këtë udhëzim.

Në vend janë të licencuara 640 pika të shitjes së karburantit, kurse në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë vetëm 4 inspektorë që duhet të merren me kontrollimin e tyre.


Nafta jocilësore bllokoi dhjetëra vetura gjatë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...