30 Janar 2017 - 19:11
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në emisionin Puls, ka thënë se në kuadër të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale, do të përfshihen edhe disa dispozita që kanë të bëjnë me konfiskimin e pasurisë së paligjshme, raporton KTV.
Por, opozita është kundër këtij qëndrimi të Ministrisë së Drejtësisë. Thonë se pushteti po i frikësohet këtij ligji. Thonë se Kosova duhet ta ketë ligjin antimafia për të konfiskuar pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme edhe pa aktgjykim të Gjykatës.
Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shqipdon Fazliu, kërkon që edhe pa vendim të gjykatës për vepër penale, konfiskimi i pasurisë së paligjshme duhet të ndodhë.
Ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë me vepër penale kishte hyrë në fuqi 3 vjet më parë, por nuk u zbatua asnjëherë. Ndërkohë, “Vetëvendosje” ka hartuar projektligjin antimafia, i cili do të procedohet në Kuvend pas datës 6 shkurt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...