
30 Janar 2017 - 19:07
Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, e cila fitoi pak më shumë vota se ajo e Zoran Zaevit, nuk ia doli që brenda afatit të caktuar me Kushtetutë ta formojë qeverinë, raporton KTV.
Menjëherë kreu i opozitës Zoran Zaev e kërkoi mandatin nga presidenti për ta formuar qeverinë e re.
Zaev përmes një konference për media të hënën tha se pret që presidenti të respektojë Kushtetutën, duke ia dhënë mandatin partisë apo partive që vërtetojnë se mund të formojnë qeverinë.
Në mesnatën e së dielës mandatarit Gruevski i skadoi afati kushtetues, pasi Bashkimi Demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin nuk pranoi të futet në koalicion me Gruevskin.
Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, pak para mesnate tha se BDI-ja nuk arriti të marrë vendim lidhur me pesë opsionet, të cilat i ka analizuar gjatë gjithë kohës.
Megjithatë, pas këtij dështimi, pritet që presidenti Gjorge Ivanov t’ia kalojë mandatin partisë tjetër me radhë sipas votave, që ta formojë qeverinë e re.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të zhvilluara më 11 dhjetor në Maqedoni, VMRO-DPMNE fitoi 51 mandate, LSDM - 49, BDI -10 dhe tri parti të tjera shqiptare kanë fituar 8 vende në parlament.
Për formimin e qeverisë nevojiten 61 vota, gjë që të cilën nuk e arriti Gruevski.
VMRO-DPMNE është në pushtet që nga viti 2006 dhe tradicionalisht ka qeverisur me ndihmën e partive shqiptare.
Por, Maqedonia në një situatë të ngjashme ishte edhe në vitin 1992 kur lideri i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së, Ljupço Georgievski, nuk arriti të formonte qeveri, dhe presidenti i atëhershëm, Kiro Gligorov, mandatin ia dha Petar Goshev-it nga radhët e LSDM-së, i cili gjithashtu nuk arriti të formonte qeverinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...