Ultimatumi i Kuvendit për rrënimin e murit në veri përfundon nesër, Qeveria hesht [video]

30 Janar 2017 - 19:05      

Vetëm edhe një ditë kanë afat institucionet e Kosovës që ta bëjnë rrënimin e murit në veri, nëse respektohet rezoluta e Kuvendit të Kosovës që e përcakton 31 janarin si datën e fundit.

Megjithatë prej dhjetorit të vitit të shkuar kur rezoluta kaloi në Kuvend edhe deklaratat e krerëve shtetërorë kanë ndryshuar, raporton KTV.

Por, megjithatë, zyrtarë nga Qeveria e as nga Ministria e Ambientit nuk kanë kthyer përgjigje se si do të veprohet më tutje.

Por, opozita insiston që të respektohet rezoluta e Kuvendit e harmonizuar me të gjitha grupet parlamentare.

Iniciuesit e debatit në seancën e jashtëzakonshme të 29 dhjetorit të vitit të shkuar thonë që nëse nuk respektohet rezoluta atëherë do të vazhdojnë me hapa të tjerë.

Pas tensionimit të situatës në veri, zëvendës kryeministri serb në Qeverinë e Kosovës Branimir Stojanoviq paralajmëroi trazira si të 2004-ës në Kosovë.

Ndërkohë kryetari i Mitrovicës veriore Goran Rakiq, gjatë tërë kohës ka insistuar se muri nuk mund të rrënohet për shkak se është plan i arritur me pajtueshmërinë e palëve në Bruksel.


Ultimatumi i Kuvendit për rrënimin e murit në... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...