Foto: Koha / ilustrim

Mustafa kryeson delegacionin e Kosovës në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik në Itali

30 Janar 2017 - 17:23      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, udhëheqë delegacionin qeveritar të Kosovës në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, që do të zhvillohet nesër në Romë.

Në këtë forum, ku do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, disa ministra dhe zyrtarë të institucioneve të fushës, pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të bizneseve italiane dhe kosovare, të cilët kanë interesim për investime dhe bashkëpunim ekonomik në fusha të ndryshme.

“Forumi do të përqendrohet tek sektorët që lidhen me teknologjinë agroindustriale, teknologjinë e industrisë së ushqimit, teknologjinë e industrisë së qumështit, teknologjinë e përpunimit të drurit, tekstilit, veshmbathjeve dhe lëkurës, investimet në energji, ndërtimtari, infrastrukturë si dhe në teknologjinë informative dhe paraqet një mundësi shumë të mirë për tërheqjen e investimeve italiane në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media të Kryeministrisë.

Në këtë Forum do të jenë të pranishme biznese italiane mbështetëse dhe agjentë të shumtë që përfaqësojnë industri shitëse dhe blerëse, si dhe kompani financiare që mbështesin kreditimin e eksportit të këtyre pajisjeve me kushte të volitshme. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...