30 Janar 2017 - 17:12
Lajmin për takimin e tyre e ka bërë të ditur Radio Vatikani.
Peshkopi Ladislav Nemet SVD nga Zrenjanini, Serbi, ka thënë se dialogu ekumenik dhe ndërfetar është aspekt i rëndësishëm i Konferencës së Peshkopëve.
“Për sa i përket Serbisë, raporti bashkëpunues dhe ekumenik në mes të Kishës Katolike në Romë dhe Kishës autoqefale Ortodokse Serbe është shumë i mirë. Në Kosovë, dialogu ndërfetar është më domethënës, sepse katolikët jetojnë mes myslimanëve. Në Mal të Zi dhe Maqedoni është e vështirë që Kisha Katolike të ketë marrëdhënie me Kishën zyrtare Ortodokse e as me dy kishat ortodokse, të cilat po rriten me ndihmën e madhe të shtetit”, ka thënë Nemet, transmeton Koha.net.
Nemet tha se, edhe përkundër kërkesës për të ndarë Konferencën Ndërkombëtare, prioriteti është “mbajtja e shpirtit bashkëpunues në mes të katër vendeve”.
Prioriteti i dytë është, sipas tij, “përforcimi i prezencës sonë në këto katër shoqëri të ndryshme: pajtimi është ende larg në mes të kroatëve dhe serbëve, në mes të shqiptarëve dhe serbëve”.
Ai përfundoi duke thënë se këto janë fushat me “probleme dhe sfida të mëdha, dhe ne mund të japim kontribut pozitiv”.
“Këto probleme dhe sfida mund të tejkalohen edhe duke pasur parasysh qëllimet e Atit të Shenjtë, i cili bën shumë për paqen në botë”, theksoi ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...