Rrahmani e Hoxha konsiderojnë se shëndetësia në burgje është në gjendje të mirë

30 Janar 2017 - 16:24      

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë, është takuar me ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha me bashkëpunëtorë dhe përfaqësuesin e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shemsi Veseli, ku biseduan për shëndetësinë në burgje.

Palët biseduan për organizim të përbashkët të punëve mes dy ministrive në kuadër të ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore në burgje, harmonizimin e infrastrukturës ligjore në këtë aspekt si dhe me theks të veçantë në funksionalizimin e dhomave të sigurta në hapësirat e SHSKUK-së, për të burgosurit e sëmurë.

Po ashtu, në takim u potencua se shërbimet shëndetësore që ofrohen për të sëmurët në burgjet e Kosovës janë të mira si dhe se furnizimi me barna nga lista esenciale për burgje është mbuluar tërësisht. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...