Zaev kërkon mandatin nga Ivanovi

30 Janar 2017 - 15:57      

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev kërkon nga presidenti Gjorge Ivanov që t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re. Pas dështimit të Nikolla Gruevskit për të formuar qeverinë, Zaev thotë se Ivanov duhet që mandatin t’ia kalojë atij duke shtuar se çdo vendim tjetër i Ivanov bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Pres nga Gjorge Ivanov të më ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re në Maqedoni. Çdo opsion tjetër do të jetë shkelje e Kushtetutës dhe keqpërdorim të funksionit – deklaroi Zoran Zaev, lider i LSDM-së.

I pyetur për qëndrimin e tij kundrejt platformës së përbashkët të nënshkruar nga partitë shqiptare në Maqedoni, Zaev tha shkurt se për platformën në fjalë ka qëndrim por të njëjtin nuk e bëri publik.

Kemi qëndrim përmbajtjesor edhe për platformën shqiptare pas së cilës qëndrojnë të gjitha partitë, ku besoj se qëndron e PDSH pas saj, po ndërkohë kemi qëndrim edhe për kushtet e BDI-së. Shpresoj se do të marrim mandatin, që më pas menjëherë t’i kumtojmë qëndrimet tona – tha Zoran Zaev.

Zaev u shpreh i bindur se nëse merr mandatin, mund të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re. Lidhur me takimet që i kishte me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe tre nënkryetarët e kësaj partie Nevzat Bejta, Izet Mexhiti dhe Teuta Arifi, Zaev tha se për të njëjtit duhet të flasë BDI dhe jo LSDM. Nga BDI nuk kanë koment për qëndrimet e liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Koment nuk ka as Aleanca për shqiptarët nga ku njoftuan shkurt se ditëve në vijim do të thirret mbledhje e kryesisë. Ndërkohë koalicioni Rilindje me Besë sonte do të mbajë mbledhjen e kryesisë qendrore për të analizuar zhvillimet politike dhe për të dalë më qëndrim konkret.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...