Foto: Koha

Veseli dënon sulmin në Xhaminë e Kanadasë

30 Janar 2017 - 15:08      

Për sulmin që ndodhi në një Xhami të Kanadasë reagoi sot edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryeparlamentari Veseli përmes një shkrimit në Facebook thotë se aty ku toleranca dhe diversiteti janë vlera të respektuara në maksimum, sulmi është vërtetë i dhimbshëm.

“Sulmi në Quebec të Kanadës, aty ku toleranca dhe diversiteti janë vlera të respektuara në maksimum, është vërtetë i dhimbshëm. Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova ndodhet përkrah Kanadës në këto momente të vështira”, ka shkruar Veseli.

Ndryshe, të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një xhami në Quebec City, Kanada. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...