KOMF kundër mbylljes së shërbimeve nga sektori jo qeveritar për fëmijët në nevojë

30 Janar 2017 - 14:04      

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i është drejtuar ministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe komunave të Kosovës, duke i alarmuar për rrezikun e mbylljes së shërbimeve të ofruara nga sektori jo-qeveritar për fëmijët të cilët kanë nevojë për përkujdesje në strehim rezidencial dhe shërbime ditore, thotë kumtesa nga kjo OJQ, transmeton Koha.net.

Kjo sipas saj, është pasojë që sektori jo qeveritar po ballafaqohet me sigurimin ekzistencial apo qëndrueshmërinë financiare duke rrezikuar mbylljen dhe ndërprerjen e ofrimit të këtyre shërbimeve për fëmijët.

Fëmijët të cilët strehohen në strehim rezidencial dhe fëmijët të cilët marrin shërbime dhe përkujdes ditor nga sektori jo qeveritar, janë fëmijët më të cenueshëm. Sipas legjislacionit në fuqi shteti duhet të garantojë mbrojtjen për këta fëmijë. Këta janë kryesisht fëmijët pa përkujdes prindëror, fëmijët viktima të dhunës, abuzimit, fëmijët në rrezik për tu trafikuar dhe viktima të trafikimit me rrezikshmëri të ulët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

KOMF apelon që MPMS dhe komunat të marrin masa emergjente për mos mbylljen e këtyre shërbimeve të cilat janë thelbësore për të siguruar mbrojtjen, rehabilitimin dhe reintegrimin e fëmijëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...