Debat për ndryshimin e Ligjit për të Pagjeturit

30 Janar 2017 - 13:31      

Komisioni Parlamentar për të pagjeturit ka diskutuar sot për ndryshimin e Ligjit për të Pagjeturit ku për të dhënë informata para anëtarëve të Komisionit ka qenë i ftuar kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit Prenk Gjetaj.

Anëtarët e Komisionit janë interesuar për takimet mes palës së Kosovës dhe asaj serbe në lidhje me të zhdukurit ndërsa deputetja e AAK-së e ka pyetur Gjetajn, transmeton kp, se nëse të pagjeturit duhet të quhen martir apo viktima civile, ai është përgjigjur se i quan të zhdukur.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit dha edhe disa informata sa i përket punë gjatë vitit 2016 ku tha se janë realizuar 2 takime rajonale dhe 3 takime të grupit punues. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...