AGK i shqetësuar që seanca “Mekaj” zhvillohet e mbyllur për opinionin

30 Janar 2017 - 13:26      

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim vazhdimin e seancës së mbyllur në rastin “Mekaj”, thotë kumtesa nga AGK, transmeton Koha.net.

Në këtë kumtesë AGK, ka thënë:

Arsyetimi i gjyqtarit të rastit se seancat janë mbyllur krejtësisht për shkak të mbrojtjes së jetës personale të të akuzuarve, dëmtuarve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë nuk është i qëndrueshëm. Në kërkojmë që ky rast të rihapet për opinion. Mund të jetë i pranueshëm vendimi për mbylljen e disa seancave porse jo i gjithë procesi gjyqësor.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka shkruar kohë me parë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Megjithatë edhe ky institucion nuk ka dhënë ndonjë mendim sa i përket mbylljes së proceseve gjyqësore. Duke u thirrur në mandatin që ka Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se mbetet krejtësisht përgjegjësi e gjykatëseve se si të veprojnë në këto raste. Përkundër kësaj, ne konsiderojmë se KGJK-ja duhet të ketë një rol më aktiv pasi edhe ky institucion bart një pjesë të përgjegjësisë për dështimet apo suksesin e sistemit të drejtësisë. Kërkojmë edhe publikisht që KGJK-ja të deklarohet në lidhje me këtë rast.

Shqetësimin e AGK-së për mbylljen e seancave gjyqësore, sidomos rastit “Mekaj” e ka përkrahur edhe European Federation of Journalists. EFJ kohë më parë ka reaguar publikisht duke mbështetur kërkesën e gazetarëve që proceset gjyqësore të jenë të hapura për publik si dhe për gazetarët duke ia rikujtuar sistemit të drejtësisë se parimi bazë për punën e gjykatave është transparenca.

Përveç kërkesës për KGJK-në, ne kërkojmë edhe nga të gjitha organizatat vendore e ndërkombëtare që të kërkojnë rritjen e transparencës. Presioni më i madh do të duhej të vinte nga organizatat që monitorojnë fushën e drejtësisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...