
30 Janar 2017 - 12:16
Kategoritë që shpërblehen janë:
1) Gazetari i vitit
Çmimi shkon për gazetarin më aktiv i cili gjatë vitit 2016 është marrë vazhdimisht me publikimin e storie ekskluzive dhe që kanë nxitur debat në opinionin publik. Po ashtu element tejet i rëndësishëm është edhe efekti i arritur pas publikimit të stories/storieve. Kandidatet për këtë kategori duhet të nominohen nga palët e treta (redaksitë përkatëse apo kolegët e tyre)
2) Storia më e mirë
Në këtë kategori të drejtë aplikimi kanë të gjithë anëtarët e AGK-së. Do të triumfojë storia e cila ka pasur ndikimin më të madh gjatë vitit 2016. Në këtë kategori gazetarët mund të aplikojnë me: shkrime në gazeta, online, Televizion si dhe Radio. Temat mund të jenë nga cilido sektorë.
• Stili dhe shkathtësia e shkrimit
• Vlera e shkrimit dhe ndikimi tek lexuesit në përgjithësi
• Qasja unike
• Shkalla e vështirësisë dhe sfidat logjistike
• Gjithëpërfshirja e artikullit
• Burimet në dispozicion dhe mjetet e përdorura në mbledhjen e informacionit
• Ndikimi në shoqëri
• Efekti i arritur pas publikimit të stories
• Nxitja e diskutimit publik
3) Fotografia më e mirë
4) Kamera më mirë
Dorëzimi i aplikacioneve/nominimeve:
Të gjitha aplikimet/nominimet duhet të dorëzohen me një letër motivuese duke përfshi edhe materialet si në vijim:
1) Nominimi për çmimin Gazetari i vitit kërkon kushtet si në vijim
- Nominimi bëhet nga redaksitë/kolegët duke dërguar me email një letër motivuese në të cilën sqarohet puna dhe impakti që ka pas në nxitjen e diskutimit publik puna e gazetarit të nominuar
2) Storiet e botuara në gazeta
- Pamje elektronike e faqes së gazetës ku është botuar storia (skanim) ku mund të lexohet storia dhe duhet të ketë të dukshme datën e publikimit të gazetës.
3) TV dhe Radio storiet
- Video (për TV) dhe Audio (për Radio) incizimet e stories të dërgohen në mënyrë elektronike ose linku i stories ku është postuar. Veni re se aplikimet e dërguara duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë datën e publikimit të skories.
4) Storiet online – të dërgohet liknu i stories se botuat online dhe ku qartaz vërehet edhe data e publikimit.
5) Kamera më e mirë – linku i videos
6) Fotografia – të dërgohet fotografia dhe linku
Të gjitha storiet e botuara ose të transmetuara prej datës 01 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2016 kanë të drejtë të konkurrojnë për këto çmime. Të interesuarit për të aplikuar për njërin nga çmimet ose ata që rekomandojnë ndonjë storie/autor, duhet të dorëzojnë punimet në mënyrë elektronike përmes email: [email protected]. Aplikimi fillon me datë 30 janar 2016 dhe përfundon me datë 03 shkurt 2016 në ora 00.00. Asnjë aplikacion që tejkalon afatet kohore nuk do të konsiderohet.
Të gjitha aplikimet/nominimet duhet të kenë një përmbledhje të shkurtër / letër mbështetëse e cila shpjegon se si janë përmbushur kriteret e lartë cekura.
Të drejtë aplikimi/nominimi kanë vetëm anëtarët e regjistruar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.
Storiet do të shqyrtohen nga një panel i përbërë nga gazetarë me përvojë dhe përfaqësues të organizatave vendore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...