Më 1 shkurt Thaçi e Mustafa takohen me Vuçiqin e Nikoliqin në Bruksel

30 Janar 2017 - 11:59      

Të mërkurën, më 1 shkurt, në Bruksel do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë në nivelin më të lartë, thonë medie serbe duke u thirrur në burime nga Qeveria e Serbisë.

Sipas këtyre burimeve, transmeton Koha.net, delegacionin e Serbisë do ta udhëheqë kryeministri Vuçiq e kryetari Tomislav Nikoliq, ndërsa atë të Kosovës kryetari Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.

Takimi i fundit në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve është mbajtur në javën e shkuar.

Dje ishte njoftuar se në Bruksel do të takohen kryeministra Mustafa e Vuçiq.

Në fundjavë kryetari Thaçi bisedoi me kryeministrin Vuçiq për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...