Foto: Koha

Vjet Apeli zgjidhi 130 raste - me vepra penale kundër korrupsionit zyrtar

30 Janar 2017 - 11:30      

Gjykata e Apelit, përmes një kumtese thotë se gjatë viti 2016 ka pasur në punë 174 lëndë kundër korrupsionit zyrtar, transmeton Koha.net.

Prej tyre 17 kanë qenë të trashëguara nga vitet paraprake ndërsa 157 kanë ardhur gjatë viti 2016. Më se shumti lëndë, plot 100, janë klasifikuar si vepër penale - keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, 27- përvetësim në detyrë, 3 – mashtrim në detyrë, 21 – marrje e ryshfetit, 2- dhënie e ryshfetit, 10- ushtrim ndikimi, 2- nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, 4 – zbulim i fshehtësie zyrtare, po kaq edhe falsifikim i dokumentit zyrtar, ndërsa vetëm 1 arkëtim dhe pagesë e kundërligjshme.

Nga krejt këto Departamenti i Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, deri me 31 dhjetor të vitit të kaluar ka arritur t’i zgjidh 130 raste, ndërsa vitin 2017, e ka filluar me 44 raste të pazgjidhura.

Gjykata e Apelit edhe në këtë vit do të vazhdoj t’i trajtoj me prioritet të gjitha lëndët e kësaj natyre. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...