Foto: Koha / arkiv

Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

30 Janar 2017 - 10:32      

Aleksandar Vulin, ministër i Serbisë për punë e çështje të luftës, i është ndaluar sot hyrja në Kosovë.

Lajmin për këtë ndalim e ka konfirmuar Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës përmes këshilltarit të lartë të ministrit Enver Hoxhaj, Bashmir Xhemaj, raporton KTV.

Aleksandar Vulin edhe më herët ishte ndaluar për të vizituar Kosovën.

Vulin, ish –shef si të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën është i njohur me deklaratat e tij anti – Kosovë.

Autoritetet e Kosovës, rikujtojnë mediet e Beogradit, më herët nuk kishin lejuar hyrjen në Kosovë të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliqit, i cili kishte planifikuar të priste Kërshëndellat ortodokse në komunën e Shtërpcës, si dhe të drejtorit aktual të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...