30 Janar 2017 - 06:44
Si rezultat i një Udhëzimi Administrativ për operatorët e autorizuar ekonomikë, bizneset do të kenë lehtësira, siç është për shembull zhdoganimi i mallit brenda vendit e jo në kufi.
Koncepti i këtyre operatorëve është koncept i Organizatës Botërore të Doganave që rregullon raportet doganë-biznes, shkruan sot Koha Ditore.
Për ta finalizuar këtë Udhëzim Administrativ, të premten e ardhshme Dogana e Kosovës do të ulet që të bisedojë me odat dhe aleancat e bizneseve. Kështu është bërë e ditur nga zyrtarë të Doganës dhe të odave.
Kjo masë e Ministrisë së Financave është edhe pjesë e objektivave të vitit 2017. Puna për të ka filluar pothuajse dy vjet më parë. Këmbëngulës për këtë risi ka qenë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Operatorët e autorizuar ekonomikë i ka përfshirë edhe në rekomandimet e tyre për bashkimin e Doganës me Administratën Tatimore të Kosovës në një agjenci të vetme. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...