Hetohet rasti i penjve kirurgjikë të QKUK-së që përfunduan në klinika private

30 Janar 2017 - 07:17      

Zinxhiri i shpërndarjes së penjve kirurgjikë nga Barnatorja Qendrore deri tek klinikat në Qendrën klinike universitare të Kosovës (QKUK) ishte shkëputur më 2013.

Në vend se të përdoreshin nga mjekët e sistemit publik për operacione, penjtë ishin përdorur në klinika private, shkruan sot Koha Ditore.

Tenderi aso kohe buxhetit të shtetit i kishte kushtuar qindra e mijëra euro.

Në QKUK thonë se nuk kanë ide se si kanë mundur të vidhen penjtë kirurgjikë, por burime të gazetës në Policinë e Krimeve Ekonomike kanë thënë se janë në përfundim të një hetimi rreth mënyrës se si kanë përfunduar penjtë në klinikat private të mjekëve.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për këtë çështje. Por nga një dokument që posedon gazeta rezulton se disa zyrtarë të QKUK-së po hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...