30 Janar 2017 - 07:27
Përveç që nuk u dënua askush nga ekipi mjekësor për trajtim të pandërgjegjshëm, tash së fundi Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë aktgjykimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe asaj të Apelit të cilat detyronin QKUK-në që Isak Ahmetit t’i paguajë 18 mijë euro dhe kamata si dëmshpërblim për dëmin jomaterial që i ishte shkaktuar gjatë një operacioni që e kishte pasur para më shumë se 11 vjetësh në Klinikën Kirurgjike Abdominale, shkruan sot Koha Ditore.
Në arsyetimin e aktvendimit të Supremes të datës 07.11.2016 thuhet se tash për tash nuk mund të pranohet një konkludim i tillë i gjykatave të instancës më të ulët lidhur me përgjegjësinë e së paditurës së dytë (QKUK) për shpërblimin e dëmit të shkaktuar paditësit, pasi që për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale gjendja faktike ka mbetur pa u vërtetuar në mënyrë të plotë.
“Me gjithë qëndrimin e gjykatave të instancave më të ulëta se ekziston përgjegjësia e të paditurit të dytë në bazë të nenit 170 par. 1 të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve, sipas të cilës ekziston përgjegjësia e punëdhënësit për dëmin e shkaktuar nga punëtori i saj personit të tretë e që është një rast klasik përgjegjësi për të tjerët”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Supreme.
“Sipas këtyre rregullave për dëmin për të cilin i punësuari në punë e lidhur me punën shkakton personit të tretë përgjigjet punëdhënësi në të cilën i punësuari ka punuar në momentin e shkaktimit të dëmit, përveç nëse provohet se i punësuari në rrethanat e caktuara ka vepruar ashtu si kërkohet. I dëmtuari ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit edhe drejtpërdrejt nga punëtori, me kusht që dëmi të jetë shkaktuar me dashje ose pakujdesi të rëndë”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...