30 Janar 2017 - 07:00
Por vetëm një muaj më parë krerët shtetërorë ishin zotuar edhe para Kuvendit të Kosovës se pavarësisht pasojave do të rrënohet muri i ndërtuar ilegalisht në Mitrovicë, më së largu deri më 31 janar, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas asaj që kanë thënë zyrtarët qeveritarë, në takimin e 1 shkurtit problemi i murit nuk do të jetë temë diskutimi. Marrëveshja për energjinë, drejtësinë dhe Asociacionin - janë temat që, sipas Qeverisë, do të diskutohen në Bruksel.
Muri i ndërtuar ilegalisht në Mitrovicë nuk do të rrënohet sipas Rezolutës së Kuvendit, e cila obligon Qeverinë që kjo të ndodhë më së largu të martën.
Autoritetet do të rezervohen nga ndërmarrja e veprimeve që do të rikthenin tensionet për shkak se më 1 shkurt do të mbahet takimi i radhës në Bruksel, në mes të kryeministrit Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiqit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...