Zëdhënësi i BDI-së thotë se ende s’ka vendim për koalicion

29 Janar 2017 - 22:43      

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, para pak çastesh ka dalë me deklaratë për mediave në selinë e partisë, duke theksuar se ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me koalicionin.

“Dëshiroj t’i demantoj të gjitha spekulimet, se në kryesinë e BDI është marrë vendim për njërin nga pesë opsionet që janë shtruar në tavolinë. Procesi i debatit po vazhdon dhe anëtarët e Kryesisë dhe deputetët po japin pro dhe kundra dhe se në asnjë moment nuk është arritur të formulohet ndonjë propozim i cili do të jepet për vendosje. Për momentin nuk ka asnjë vendim dhe se po bisedohet për gjitha opsionet dhe se të pesë opsionet mbeten të plotëfuqishme për momentin”, theksoi Osmani, përcjell Tetovasot.

Ai tha se po zhvillohen bisedime për të gjitha opsionet e mundshme, dhe sonte presim të sjellim edhe vendimin në lidhje për njërin nga pesë opsionet e BDI-së, që janë shtruar në tavolinën e kryesisë së BDI-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...