Pacolli takon Haradinajn në Francë: Ndjenjë dashurie dhe dhimbje

29 Janar 2017 - 21:44      

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka takuar në Francë ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, ish-kryeministrin e kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.

E ka cilësuar si ndjenjë të veçantë, dashurie e dhimbje.

“Ishte ndjenjë e veçantë, një ndjenjë dashurie dhe dhimbje takimi me Ramushin. E pakuptueshme se si një njeri si Ramushi të përballet me probleme gjyqësore edhe pse i ka përfunduar të gjitha proceset. Do të kthehet në shtëpi së shpejti dhe kjo ndjenjë e dhimbjes që kisha për të, nuk do të jetë më”, ka shkruar Pacolli, përcjell Koha.net. “Së shpejti do kthehet në Kosovë, së pari të prindërit e të shoqja dhe fëmijët e tij të mrekullueshëm. Edhe miqtë e vet kudo në Kosovë e gjetiu e presin kthimin e tij”.

Haradinaj po mbahet në Francë, pasi u ndalua nga autoritetet e atjeshme nga një urdhërarrest që Serbia e ka lëshuar për të dhe kosovarë të tjerë që nga viti 2004. Ai u lirua nga paraburgimi pas mbajtjes tetë ditëshe, me kusht që të mos lëshojë Francën dhe të paraqitet dy herë në javë në polici.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...