Tahiri tregon se çka pritet nga takimi i 1 Shkurtit në Bruksel

29 Janar 2017 - 21:04      

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, nga takimi i radhës të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pret që pas takimit të arrihet që palët të dakordohen që të angazhohen që pa vonesë të zbatojnë marrëveshjet e arritura, sidomos ato për energjinë, drejtësisë dhe Asociacionin.

“Ne kemi hyrë në fazën përfundimtare të dialogut në nivelin më të lartë politik, në mënyrë që të përmbyllet ky proces me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve”, ka thënë Tahiri për kanalin e dytë të televizionit publik, përcjell FoNet.

Tahiri vuri në dukje se administrata e re amerikane rikonfirmoi mbështetjen e saj për Kosovën, sidomos pas deklaratave të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, që mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës.

Ajo shprehu shqetësimin edhe për murin në veri të Mitrovicës, teksa tha se institucionet e Kosovës janë duke punuar intensivisht për heqjen e murit dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe ligjet e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...