29 Janar 2017 - 21:34
Një vendimi i Qeverisë së Kosovës që t’i paguajë me nga 300 euro shtesë këta gjyqtarë, ka skaduar në fund të 2016-s, por Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur ta ripërsërisë kërkesën.
Kryetari i këtij Këshilli, ka thënë se pakënaqësitë e gjyqtarëve të tjerë kanë shtyrë KGJK-në që të kërkojë nga ekzekutivi që t’ i paguajë shtesë edhe këta gjyqtarë.
Por, për Institutin e Kosovës për Drejtësi, vendimet e pushtetit për t’i paguar shtesë gjyqtarët janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe në kundërshtim me ligjin.
Televizioni Arta për dy ditë radhazi ka provuar të marrë një qëndrim nga Qeveria, por zyrtarë të saj nuk kanë dhënë ndonjë përgjigjeje.
Ndërkohë, kërkesë Qeverisë për paga shtesë i ka dërguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...