29 Janar 2017 - 19:18
Të enjten e kaluar, pasi rrahu një nxënës të klasës së gjashtë, arsimtari i Artit Figurativ në Shkollën e Mesme të Ulët “Mit’hat Frashëri” në Krajkë të Hasit, ka shkruar diçka të pazakontë në tabelën e klasës.
Përveç kësaj, sipas drejtorit të kësaj shkolle, Hemë Çoçaj, arsimtari kishte edhe një porosi tjetër.
Nxënësi që ishte viktimë e dhunës së ushtruar nga arsimtari, ka treguar se si ka ardhur deri te rrahja. Familjarë të tij, kanë rrëfyer për frikën që kishte Edmondi momentin që ishte kthyer në shtëpi.
Ndërkaq, arsimtari tashmë i shkarkuar Triumf Dula, ka kërkuar falje për atë çfarë ka ndodhur.
Duke mos dashur të prononcohet para kamerës, ai ka thënë se është penduar për fjalët dhe fyerjet që ua ka bërë nxënësve dhe banorëve të këtij fshati.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Zahadin Shemsedini, ka deklaruar se pas raportimit të rastit, ky arsimtar është larguar nga puna.
“Shqiptari do dajak. Allahu Ekber... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...