Hallet e bizneseve në Parkun në Drenas s’kanë të ndalur, i shtohet edhe ajo me hajnat [video]

29 Janar 2017 - 19:13      

Një numër biznesesh pranuan të hyjnë me investime në Parkun e Biznesit në Drenas, por muajve të fundit qëndrimi aty ka nisur t’u sjellë probleme goxha të mëdha.

Nuk kanë energji të sigurt, ujë e disa kushte tjera të cilat thonë se ua garantoi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në momentin e nënshkrimit të kontratave.

Sikur të mos mjaftonin vetëm këto probleme. Kompanitë kanë nisur të kenë probleme me hajnat.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë mohuar t’u kenë dhënë këso garancish në kontratat e nënshkruara.

Kjo ministri ka thënë të mos ketë ndonjë informacion në lidhje me ndërprerjet e energjisë në këtë park, por kur ka ndërprerje që i njofton KEDS-i, ata i njoftojnë bizneset.

Ndërsa, sa i përket furnizimit me ujë për bizneset në Parkun e Biznesit në Drenas kanë thënë se që nga viti 2014 është përgjegjësi e Ujësjellësit të Prishtinës.


Hallet e bizneseve në Parkun në Drenas s’kanë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...