Foto: Koha / ilustrim

Vazhdon përballja e Gecajt me Bulliqin e Isufin

29 Janar 2017 - 14:29      

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, iu është kundërpërgjigjur dy ekspertëve të gjeografisë, Florim Isufi e Shpejtim Bulliqi.

Gecaj, në një postim të fundit në Facebook, reagimin e djeshëm të Isufit e Bulliqit e ka quajtur “broçkull”, ndërsa ka kërkuar që ata, të cilët vazhdon t’i quajë “ekspertë”, thjeshtë t’u përgjigjen pyetjeve të tij të parashtruara ditë më parë.

Më poshtë, reagimi i Gecajt:

“EKSPERTË” BULLIQI E ISUFI – FOLNI ME FAKTE

E lexova me kujdes reagimin tuaj. Reagimi ishte aq i gjatë, sa më tepër i gjasonte një hartimi/eseje letërsie nga shkolla fillore, sesa të ishte përgjigje për dy pyetje shumë konkrete të cilat i kisha parashtruar unë.

Me sa kuptova, në paragrafin e dytë të reagimit tuaj, keni thëne se të gjithë anëtarët e komisionit për matjen e territorit janë kursistë dhe studentë tuaj! Kjo rrjedhimisht do të nënkuptonte se komisioni do të duhej të ishte profesional dhe kompetent (gjithherë sipas standardeve tuaja) për të bërë matjen/llogaritjen e sipërfaqes së Kosovës (sepse ju, besoj ashtu do të duhej t’i kishit mësuar)! Nëse këta studentët/kursistët tuaj, dinë të bëjnë matje (e unë personalisht jam i bindur se këta kanë avancuar më shumë se mësuesit e tyre), atëherë do të duhej fillimisht të presim se çfarë na thonë mu ata në raportin e tyre?

Në mesin e shumë broçkullave që keni shkruar, tash po edhe në vazhdimësi, keni theksuar së do të dilni me fakte të reja që do të na “shokojnë”? Aman, ju lutem bëjeni këtë sa më shpejt, dhe dërgojeni në komisionin për matje të territorit (tek studentët tuaj), sepse ndoshta ashtu edhe ju ndihmoni?!

Nëse këtë nuk e bëni shpejt, atëherë del se ju jeni të interesuar që vetëm pasi që institucionet të bëjnë punën e tyre, ju të vazhdoni e të hutoni edhe më tutje opinionin për diçka që nuk është fare e bazuar në fakte, por që janë vetëm fjalë boshe, ashtu si edhe deri më tani.

Nuk do të zgjatem më shumë, sepse jam i bindur se reagimi juaj ka fjalë shumë, ndërsa kualiteti profesional duket të jetë shumë i vogël e deri në joprofesional.

Ju lutem përgjigjuni para qytetarëve në pyetjet e parashtruara? Sipas matjeve tuaja, sa ka qenë sipërfaqja e Kosovës në periudhën kohore 1974–1988 dhe 1999-2017?

Besoni se qytetarëve të Kosovës vetëm kjo po ju intereson! 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...