Oda e Holbrooket

29 Janar 2017 - 07:30      

Asnjëherë nuk shuhet zjarri në odën e të bijve të Metë Shalës në Junik. Asnjëherë nuk mbyllet dera e saj me shkallët e betonta që lëshohen prapa shtëpisë së madhe trekatëshe.

Të ftuarve e të paftuarve u bëhet përherë konak, thotë Myrtë Shala, njëri prej katër bijve të Metës së ndjerë, shkruan sot “Koha Ditore”. Madje tregon raste të vizitorëve nga Shqipëria e të gazetarëve të huaj që duan ta dëgjojnë prej dorës së parë historinë e njëri prej takimeve më të rëndësishme të kryengritësve shqiptarë me politikanët perëndimorë në verën e vitit 1998.

Është vizita e diplomatit amerikan, Richard Holbrooke, që nxit kureshtjen e shumëkujt për ta vizituar shtëpinë që ndodhet në anën e majtë në hyrje të Junikut.

Me të hapur derën, në sy bie piktura me të zotin e konakut, Metë Shala, i cili ia shtrëngon dorën diplomatit amerikan, të njohur me nofkën “Buldozeri i Ballkanit” për rolin ndërmjetësues në luftërat në Bosnjë dhe Kosovë. Prapa burrit me plis e me mustaqe shihet flamuri kuqezi, e flamuri amerikan është pas shpinës së Holbrooket... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...