Foto: Koha

Peci: Mungesa e konsensusit politik, dobësi më e madhe se mungesa e ushtrisë

29 Janar 2017 - 07:00      

Lulzim Peci thotë të ketë shumë gjasa që Serbia ka planifikim ushtarak për situata të paparashikuara kundër Kosovës. Dhe e ka kualifikuar si handikap të madh faktin që Kosova ka vetëm një përvojë të limituar në luftën guerile, por jo edhe përvojë në konfliktet konvencionale apo hibride me përgjegjësi shtetërore.

Por, ia ka përmendur shtetit një avantazh – përvojën e bisedimeve me Serbinë. Dhe, ka rikujtuar se, nga pushtimi klasik, ka fituar pavarësinë e saj si rezultat i konsensusit të brendshëm politik dhe partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare, shkruan sot “Koha Ditore”. Rrjedhimisht, thotë se mësimi kyç që duhet ta nxjerrë Kosova, si vend i vogël dhe me resurse shumë të limituara, është se mungesa e konsensusit të brendshëm politik në raport me çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë, mund të jetë dobësi më e madhe se sa mungesa e forcave të mirëfillta të armatosura.

Peci i ka shprehur këto pikëpamje në një intervistë, dhënë “Kohës Ditore”, përkitazi me klimën e re të krijuar së fundmi në rajon, e veçmas në raportet Kosovë - Serbi. Ai ka qenë zyrtari i parë ndërlidhës i Kosovës në Serbi dhe para këtij funksioni për katër vjet ishte ambasador në Stokholm. Aktualisht është drejtor ekzekutiv i KIPRED-it, mision i të cilit institut është konsolidimi i demokracisë dhe i vlerave demokratike në Kosovë dhe në rajon.

Në këtë intervistë, Peci ka argumentuar se si balancimi i fortë ushtarak i Prishtinës ndaj Beogradit, nuk është mundësi racionale, por ka treguar se çfarë ushtrie duhet ndërtuar shteti, në mënyrë që t’ia vështirësonte Serbisë tej mase pushtimin e pjesës më të madhe të vendit... (intervistën e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...