Foto: Koha / ilustrim

“Loja me zjarr”, tema e javës në “E diela me Koha Ditore” [video]

28 Janar 2017 - 23:05      

Turbulencat politike, nëpër të cilat po kalon Ballkani muajve të fundit, janë tema e javës që trajtohet në edicionin special të së dielës në “Koha Ditore”.

Njohës të rrethanave në Kosovë, Serbi, Maqedoni e Bosnjë Hercegovinë, shtjellojnë arsyet e shfaqjes së gjuhës së rënduar dhe retorikës nacionaliste në vendet e rajonit.

Në një intervistë speciale, ish-ambasadori Lulzim Peci, aktualisht drejtor ekzekutiv në KIPRED, flet për temat aktuale dhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi, nevojën për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe mundësitë e konflikteve në Ballkan.

Në reportazh, mund të lexoni më shumë për një prej odave më të njohura në Junik, ku diplomati amerikan, Richard Holbrooke, në vitin 1998 kishte takuar përfaqësues të UÇK-së.

Reportazhe nga bota, veçohen ato për mbijetesën në të ashtuquajturin Shteti Islamik dhe ikjen nga Amerika e Donald Trumpit.

Në 7 Shkronja, mund të lexoni për balerinin Fatmir Smani, dhe një karrierë premtuese si pjesë e trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës, të nisur në vitin 2013.

Gjithashtu, nga faqet e kulturës veçohen edhe kronikat për piktoren Dafina Vitia dhe një emër e zë të ri në skenën e muzikës, Elsa Raçi.

Nuk do të mungojnë as kuriozitetet, fejtoni, enigmatika, sporti me personazhe të suksesshme nga vendi e bota, këshillat për shëndetin, estetikën dhe trendin e modës në botë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...