Foto: Koha / ilustrim

Ligji për kundërvajtje, vështirë i zbatueshëm [video]

28 Janar 2017 - 20:13      

Me hyrjen në fuqi të ligjit për kundërvajtje, gjobat në trafik për personat fizikë deri në shumën prej 500 eurosh do t’i shqiptojë Policia e Kosovës, ndërsa mbi këtë shumë procedohen në gjykata.

Por neni 259 i ligjit për rregullat e trafikut rrugor, i cili u miratua vitin e kaluar, specifikon se policia në vend të ngjarjes duhet të shqiptojë gjobë deri në 60 euro, raporton KTV.

Kjo mospërputhje ka sfiduar organet e drejtësisë në implementimin e këtyre ligjeve.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës thonë se dy ligjet kanë paqartësi të tjera, të cilat kanë shkaktuar konfuzion në gjykata.

Megjithatë, Armend Zemaj, anëtar i LDK-së në Komisionin për Legjislacion në Kuvend, insiston se ligji është i qartë. Por, sipas tij, Ministria e Infrastrukturës, është dashur të nxjerrë udhëzimet administrative për ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk i komentojnë ligjet por vetëm janë zbatues të tyre.

Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se ligji për kundërvajtje përcakton kohën e harmonizimit të dispozitave që nuk janë në pajtim me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Megjithatë, MI-ja thotë se aktet nënligjore do t’i miratojë në afatin e paraparë me ligjin paraprak, që është brenda periudhës gjashtëmujore, derisa me ligjin për kundërvajtje është brenda një viti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...