Foto: Reuters / ilustrim

Administrata Trump konfirmon vazhdimin e përkrahjes ndaj Kosovës [video]

28 Janar 2017 - 19:04      

Dilemat e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, lidhur me qëndrimin e administratës së re të SHBA-së ndaj Kosovës, kanë marrë fund.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, gjenerali James Mattis, Kosovën e ka quajtur një shembull të vendosmërisë së komunitetit ndërkombëtar, udhëhequr nga SHBA-ja, për mbrojtjen e interesave dhe vlerave të saj, raporton KTV.

I pyetur për mundësitë e reduktimit të numrit të ushtarëve amerikanë në Kosovë, Mattis ka thënë se një gjë e tillë nuk duhet bërë para se FSK-së t’i ndryshohet mandati.

I pyetur nëse BE-ja mund të ketë një rol më të rëndësishëm, Mattis është përgjigjur se ajo tashmë po e bënë këtë nëpërmjet dialogut, dhe se njohja e Kosovës nga Serbia, duhet diskutuar para anëtarësimit eventual.

Përgjigjet, Mattis i ka dhënë me shkrim më datën 12 janar, ditën kur ishte mbajtur seanca për konfirmimin e tij para Senatit amerikan.

Ish-gjenerali amerikan, James Mattis, që njihet me nofkën “Qeni i Tërbuar”, të premten u betua si sekretar i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja në Kosovë ka rreth 600 ushtarë si pjesë e KFOR-it, që në përgjithësi ka afër 6500 pjesëtarë nga 30 shtete.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...