“Let’s Do It Kosova”, pjesë e konferencës botërore për mjedis

28 Janar 2017 - 17:17      

Kosova po merr pjesë në konferencën botërore për mjedis “Clean World Conference 2017 – Connecting Heroes” e Lëvizjes Botërore për Mjedis e cila po mbahet në Estoni e organizuar nga lëvizja globale “Let’s Do It World” nga 26-29 Janar 2017.

Kosova në këtë konferencë përfaqësohet nga anëtarët e organizatës “Let’s Do It Kosova” së bashku me zyrtarë nga Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, e që është pjesë e lëvizjes globale “Let’s Do It World” që nga viti 2012, dhe që nga atëherë ka organizuar shumë aktivitete në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit në Kosovë.

Konferenca u hap nga Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, dhe po ashtu pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Komisionit Evropian si dhe organizatat mbështetëse të aktiviteteve mjedisore si: “International Solid Waste Association”, “National Geographic Emerging Explorer” “JCI”, “ Zero Waste mangment” etj.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë mbi 200 pjesëmarrës nga 67 shtete të Botës të cilët për tre ditë do të shkëmbejnë informacione rreth aktiviteteve si dhe do të hartojnë strategjinë për organizimin e ditës së pastrimit të Botës e cila është caktuar me 8 shtator 2018 ditë në të cilën synohet pjesëmarrja e mbi 300 milion vullnetarëve në tërë Botën. Në konferencë gjithashtu u diskutua edhe aspekti i përkrahjes institucionale si një ndër faktorët kyçë.

“Kosova vazhdon të përballet me probleme të mëdha të ndotjes së mjedisit andaj mobilizimi i të gjithë akterëve dhe përfshirja e sa më shumë qytetarëve do të ndikoj që ky problem të adresohet dhe zgjidhet”, thotë lëvizja “Let’s do it Kosova”.

Kjo lëvizje ka thënë se pas kthimit në Kosovë do të fillohet me përgatitjet për organizimin sa më të mirë të aksionit të pastrimit ku synohet mobilizimi i mbi 100 mijë qytetarëve për ditën e pastrimit në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...